![](/uploads/kosova-sot/images/2023/March/03/200x200_I_patitulluar1677827076.jpg)
Lexoni edhe:
Pas zbardhjes së aferës McGonigal dhe përfshirjes së Edi Ramës në këtë mega skandal, kryeministri i inkriminuar po përgatit edhe skenarin e një krimi elektoral
Interi kërkonte të nënshkruante me Benjamin Pavardin në afatin kalimtar të janarit, por lojtari hodhi poshtë këtë ofertë duke vazhduar kështu qëndrimin e tij te Bayern Munichi, shkruan "Kosova Sot Online".
“Nerazzurrët” filluan të kërkonin një mbrojtës të ri në afatin kalimtar dimëror pasi Milan Skriniar konfirmoi se do të largohet si lojtar i lirë në verë. Bayern Munichi konfirmoi publikisht ardhjen e një oferte për Pavardin në janar, por nuk e specifikoi dërguesin e kësaj oferte.
Duke folur për gazetën gjermane “Sport1”, mbrojtësi francez zbuloi se për të ofertë kishte dërguar Interi, teksa tregoi edhe pse e kishte refuzuar ofertën e klubit italian.
“Unë nuk jam nga ata që heq dorë në mes të rrugës. Qëllimi im ishte padyshim të qëndroja me Bayernin. Jam i vendosur të jap gjithçka për klubin dhe ekipin dhe dua të fitoj sa më shumë tituj me Bayernin”, deklaroi 26-vjeçari. Benjamin Pavard me kampionët gjermanë ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
(Kosova Sot Online )