Lexoni edhe:
Pas zbardhjes së aferës McGonigal dhe përfshirjes së Edi Ramës në këtë mega skandal, kryeministri i inkriminuar po përgatit edhe skenarin e një krimi elektoral
Leandro Paredes pritet që të rikthehet te Paris Saint-Germaini pas përfundimit të sezonit. Mesfushori argjentinas është i huazuar këtë sezon te Juventusi, transmeton "Kosova Sot Online ".
Por, sipas Fabrizio Romanos, klubi italian nuk pritet që të paguajë klauzolën e opsionit të blerjes së tij, që është 22 milionë euro.
Vendimi thuhet se nuk është përfundimtar, por Paredes mund të rikthehet në “Parc des Princes” në verë.
28-vjeçari ka regjistruar 22 paraqitje deri më tani me Juventusin, ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me tre asistime.
(Kosova Sot Online )