Dortmundi fiton ndaj Leipzigut
Borussia Dortmund është liderja e re e Bundesligës.
Verdhezinjtë triumfuan në shtëpi ndaj Leipzigut me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit gjerman.
Marco Reus kaloi vendasit në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes, duke shënuar nga penalltia
Epërsia u dyfishua nga Emre Can që realizoi në minutën e 39-të.
Leipzig arriti të ngushtonte epërsinë në minutën e 74-të përmes Emil Forsberg.
Me këtë fitore, Borussia Dortmund është lidere në renditjen tabelare me 49 pikë, tri më shumë se Bayern Munich që ka një ndeshje më pak të luajtur.
(Kosova Sot Online)