Lexoni edhe:
Kosova nuk derdhi gjak që tash në liri të ndahet e të copëtohet nga Serbia
Houssem Aouar do të largohet nga Lyon gjatë afatit kalimtar të verës. Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Lyonin dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj, shkruan "Kosova Sot Online".
24-vjeçari dëshiron ta bëj një hap para në karrierë dhe agjentët e tij po bisedojnë me disa skuadra të interesuara për shërbimet e tij. Megjithatë Calciomercato ka raportuar se dy gjigantët evropianë, Milan dhe Manchester United kanë dalë nga gara për transferimin e francezit, pasi kanë të tjera objektiva.
Kosova nuk derdhi gjak që tash në liri të ndahet e të copëtohet nga SerbiaLexoni edhe:
Por lideri aktual i Serie A, Napoli është futur fuqishëm në garë dhe dëshiron transferimin e tij në ‘Diego Maradona Stadium’.
Përveç Napolit, në garë për mesfushorin janë fuqishëm edhe Roma dhe Eintracht Frankfurt dhe këto tre skuadra po shihen si ndër favoritet për t’i fituar shërbimet e tij. Aouar këtë edicion ka pasur një formë të luhatshme dhe te Lyon ka luajtur në vetëm 10 ndeshje ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.
(Kosova Sot Online )