
Lexoni edhe:
Dora e zgjatur e narkomanit Edvin Kristaq Rama andej e këndej Drinit, me spiunin Baton Haxhiu, do të ndalet vetëm nga drejtësia amerikane
Real Madridi po vazhdon të hasë në probleme për të shënuar gola në këtë periudhë të sezonit.
Barazimi pa gola me Real Betisin nënkupton se madrilenët kanë mbetur 9 pikë prapa lideres, Barcelona në krye të tabelës. Por, ajo që i përkeqëson gjërat është fakti se “Los Blancos” nuk kanë shënuar gol qe 183 minuta, shkruan “Kosova Sot Online ".
Goli i tyre i fundit ishte ai i talentit Alvaro Rodriguez në barazimin 1:1 ndaj Atletico Madridit.
“Unë jam i mërzitur dhe jo i zemëruar për faktin se nuk kemi qenë në gjendje të shënojmë gola në tri ndeshje, hiç golin e Alvaro Rodriguezit, duke e pasur parasysh kualitetin që e kemi. Kjo më mërzit shumë”, ka thënë trajneri Ancelotti.
E nga krejt kjo krizë, më së shumti gjasa ka që “koka” t’i shkojë pikërisht trajnerit italian, i cili është përgjegjësi kryesor në këtë rast.
Edhe vetë ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit është i vetëdijshëm se në fund të sezonit mund të shkarkohet nga presidenti i klubit, Florentino Perez.
(Kosova Sot Online )