
Mbyllen pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së futbollit.
Drita po avancon ndaj Gjilanit në derbin e Anamoravës, i cili po zhvillohet pa praninë e shikuesve.
“Intelektualët” iu gëzuan avancimit të parë falë golit të Blend Baftiut, i cili shënoi me kokë në minutën e 43-të pas një harkimi brilant nga Besnik Krasniqi nga e djathta
Të dy ekipet kishin raste paraprakisht, sidomos Gjilani me Cale e Dabiqaj, por Drita ia doli të kalojë në avantazh vetëm në fund të 45 minutëshit të parë.
Ndërkohë Llapi po avancon ndaj Ballkanit me rezultat 1:0, në njërën prej ndeshjeve kryesore të xhiros së 25-të të ligës elitare.
Golin e avantazhit për llapjanët e shënoi Festim Alidema nga penalltia në minutat e parë të lojës.
Në avantazh është edhe Malisheva ndaj Prishtinës, 1:0.
Golin e mysafirëve, në ndeshjen që po luhet në Lipjan e realizoi Ronald Sobowale.
(Kosova Sot Online)