![](/uploads/kosova-sot/images/2023/March/13/200x200_4429961678689550.jpg)
Lexoni edhe:
Angazhimi i DEA-s në Shqipëri e zhvesh lakuriq personalitetin dhe pushtetin e rrezikshëm kriminal të Edi Ramës
Llapi dhe Ballkani vazhdojnë të shukatin përkundër incidentit të madh që ndodhi dje në Podujevë.
Llapjanët fituan me rezultat 3:2 në një ndeshje spektakolare, me emocione dhe me kthesa, që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shkruan "Kosova Sot Online".
Por, gjithçka u prish pas lojës kur filloi zënka mes dy tifozerive, të cilat e gjuajtën njëra-tjetrën me karrige dhe me gjësende të tjera.
Eskalimi i situatës vazhdoi edhe jashtë stadiumit, me ç’rast u desh të intervenonte edhe Policia e Kosovës.
21 persona u arrestuan, ndërsa u lënduan edhe tre tifozë dhe dy policë, derisa u dëmtuan tri vetura dhe një autobus, në bazë të raportit të Policisë.
E as krejt këto nuk iu mjaftuan dy klubeve që të reagonin.
Ballkani heshti totalisht deri tash, kurse Llapi ia bëri “share” një postimit të trajnerit Tahir Batatina, i cili çuditërisht i lavdëroi me të madhe tifozët llapjanë, por nuk e shkroi asnjë shkronjë për incidentin dhe dhunën e rikthyer në futbollin kosovar.
As Federata e Futbollit nuk u ndie e gjallë deri tash për këtë incident, i cili i qiti hije të keqe futbollit kosovar.
(Kosova Sot Online )