Lexoni edhe:
Asnjë reagim nga Llapi e Ballkani, përkundër incidentit të madh që ndodhi në Podujevë!
Tani më jemi mësuar të shohim veprime huligane të tifozëve nëpër stadiumet e Kosovës. Kjo vlerësuar si tejet shqetësuese, pasi prish imazhin e sportit në vend, por praktikat e tilla nuk po ndalen. Përveç përleshjeve mes grupeve, sulmeve në drejtim të sportistëve të ekipeve të ndryshme, po dëmtohen edhe stadiumet, shkruan "Kosova Sot Online".
Sjellje e tillë huligane ndodhi dje pas derbit të zhvilluar në Podujevë në mes të Llapit e Ballkanit, ku u arrestuan 21 persona, të cilët u shoqëruan në stacion policor, nën dyshimet se penguan dhe sulmuan Policinë, si dhe për veprimet e tyre huligane.
Pamjet e trishta u shpërndanë gjithandej, të dyshuarit u intervistuan nga hetuesit policorë lidhur me rastin, kurse në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur 3 thika, teksa si pasojë e veprimeve të tifozëve janë dëmtuar rreth 200 ulëse të plastikës, duke shkaktuar dëm mbi 10 mijë euro.
Asnjë reagim nga Llapi e Ballkani, përkundër incidentit të madh që ndodhi në Podujevë!Lexoni edhe:
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka vendosur t’i lë të lirë tifozët e dyshuar dhe ndaj tyre të iniciohen rastet për veprat me të cilat ngarkohen.
Tensionet në tribuna filluan me të vërshëllyer gjyqtari për fundin e takimit, ku ata u panë duke u përleshur me karrige, ndërsa nuk mungoi intervenimi i Policisë së Kosovës, të cilët fillimisht bllokuan rrugën e pastaj arrestuan akterët e dhunës dhe ata që shkaktuan dëm në stadiumin Zahir Pajaziti.
(Kosova Sot Online )