
Lexoni edhe:
PSG-ja i pezullon bisedimet me Messin e Ramosin, zbulohet arsyeja
Erling Haaland regjistroi një tjetër paraqitje mbresëlënëse sonte me Manchester Cityn, duke thyer rekordin e vendosur prej 8 dekadash, shkruan "Kosova Sot Online".
Sulmuesi norvegjez shënoi pesë gola në fitoren 7:0 të “Qytetarëve” ndaj Leipzigut në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi anglez siguroi kalimin për në çerekfinale të kësaj gare me rezultatin e përgjithshëm 8:1.
PSG-ja i pezullon bisedimet me Messin e Ramosin, zbulohet arsyejaLexoni edhe:
Pas këtyre pesë golave, Haaland regjistroi një rekord duke u bërë futbollisti që ka shënuar më së shumti gola në një sezon.
22-vjeçari deri më tani ka shënuar 39 gola në të gjitha garat, duke thyer rekordin e Tommy Johnson, i cili kishte shënuar 38 gola në sezonin 1928/29.
Ai mund ta thellojë këtë rekord edhe më shumë, pasi ka ende ndeshje për të zhvilluar deri në fund të sezonit 2022/23.
(Kosova Sot Online)