Lexoni edhe:
Heroi i Napolit zotohet për Ligën e Kampionëve
Karim Benzema ishte edhe një herë protagonist tek Real Madridi, por nuk është shumë optimistë për çerekfinalen, shkruan "Kosova Sot Online".
Sulmuesi francez e realizoi golin e fitores së “Los Blancos” ndaj Liverpoolit mbrëmë në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales. Kampioni aktual evropian kishte shkëlqyer edhe në “Anfield Road”, ku kishte fituar me rezultat 5:2, andaj mbrëmë në “Santiago Bernabeu” veç e konfirmoi dominimin ndaj “Reds” dhe e vulosi kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Heroi i Napolit zotohet për Ligën e KampionëveLexoni edhe:
Tash, kampionët spanjollë do ta presin emrin e kundërshtarit të kësaj faze, në shortin që do të hidhet nesër në mesditë. Ai foli edhe për lojën me “Reds”. “Ishte një ndeshje e komplikuar ndaj një rivali të fortë. Por, që nga fillimi demonstruam se donim të shkonim tutje”, deklaroi fituesi i Topit të Artë. “Çerekfinalja? Janë krejt skuadra të mira, në këtë nivel mendoj se nuk ka ekipe të vogla. Do të shohim se kush do të na bie në short”, vazhdoi ish-përfaqësuesi francez, i cili u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.
(Kosova Sot Online )