
Man Utd fiton ndaj Betisit

Manchester United ka arritur që me sukses të kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Evropës.
“Djajtë e Kuq” fituan 0:1 në udhëtim ndaj Betisit, teksa patën edhe epërsin e tre golave nga ndeshja e parë.
Javën e kaluar, Man Utd mposhti në shtëpi Betisin me rezultat 4:1.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Marcus Rashford nga distanca.
Kësisoj, Manchester United kalon në çerekfinale dhe nesër do ta mësojë ekipin me të cilin do të përballet në këtë fazë.
(Kosova Sot Online)