Lexoni edhe:
Në takimin e Ohrit kryeministri Kurti një hap përpara Vuçiqit, të nënshkruhet marrëveshja dhe të hapet tema e gjenocidit, dëmeve të luftës dhe të pagjeturit
Një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Ronaldo de Assis Moreira, Ronaldinho u arrestua në Paraguaj tre vite më parë dhe kaloi disa kohë në burg dhe tani ka folur për atë përvojë, përcjell "Kosova Sot Online".
Ronaldinho mbërriti në Paraguaj për të promovuar librin "Gjeniu i jetës" dhe për të marrë pjesë në një ngjarje humanitare dhe u arrestua pasi kishte hyrë me një pasaportë false të atij vendi.
Ronaldinho u arrestua më 5 mars 2020 së bashku me vëllain e tij Roberto dhe pas 32 ditësh u liruan nga burgu në Asuncion.
Ai u lirua pasi vendosi një garanci pasurore preh 1.6 milionë dollarë për veten dhe vëllain e tij dhe tani ka zbuluar se kishte frikë për sigurinë e tij.
“Unë hyra në burg i bindur se do të më rrihnin çdo ditë dhe do të bënin gjërat e tmerrshme që bëjnë zakonisht në burg. Por sapo hyra brenda, të burgosurit thirrën menjëherë gardianët dhe u kërkuan atyre një top që ai t'u tregonte truket. Të nesërmen në mëngjes luajtëm ndeshje pesë me pesë kundër gardianëve", tha Ronaldinho, i cili festoi ditëlindjen e tij të 40-të në një burg të Paraguajit.
(Kosova Sot Online )