Leon Edwards i ofron Jorge Masvidalit shansin për titull

  • 21 March 2023 - 14:58
Leon Edwards i ofron Jorge Masvidalit shansin për titull

Leon Edwards ka sugjeruar se do t’i ofrojë Jorge Masvidalit një shans për titull në UFC – nëse rivali i tij i përgjërohet për këtë. Ylli britanik u bë kampion vitin e kaluar pasi mposhti Kamaru Usman dhe ai ruajti titullin e tij në një revansh të menjëhershëm me nigerianin në UFC 286 në Londër fundjavën e kaluar, transmeton Kosova Sot Online".

Edwards mposhti me lehtësi kundërshtarin në një fitore me pikë.Tani, presidenti i UFC-së, Dana White është duke punuar në gjetjen e kundërshtarit të tij të radhës dhe kjo përfshinë edhe Colby Covington.

Megjithatë Edwards po synon një duel me fitusin e duelit mes Masvidal dhe Gilbert Burns që do të zhvillohet në UFC 287 më 9 prill.

Por, ai ka sugjeruar se do të donte një përballje me Masvidal, pasi sipas tij ai ka diçka për të treguar më shumë se të tjerët.

“Po, thjesht më pëlqen ai (Masvidal), kështu që ndihem sikur ai është që mund të tregojë më shumë. Ndjej se ka një histori atje, për të treguar”, ka deklaruar Leon. 

“Pra, po, nëse ai e mbaron punën, do t’i hedh një sy, do ta shqyrtoj dhe duhet të më përgjërohet, atëherë mund ta lë të vijë këtu”.

“Unë mendoj se ka një histori për atë luftë, apo jo? E shikoj luftën e Colbyt, fjalë për fjalë nuk ka asnjë histori aty për t’u treguar. Ai qëndroi jashtë për një vit dhe më pas kishte shansin për titull, por dështoi”, ka vazhduar më tej Edwards.

(Kosova Sot Online )