Lexoni edhe:
Bota demokratike ka gabuar, e ka ledhatuar dhe nuk e ka izoluar e ndëshkuar në Serbi regjimin post millosheviqian, me vazhdimësi të kriminalizuar
Me një skuadër pa performancën e duhur dhe një skuadër pa arritjen e pritshmërive të suksesit nën drejtimin e Simone Inzaghit, Interi po përgatitet për një eksod masiv gjatë muajve të verës – raporton Gazzetta dello Sport, transmeton "Kosova Sot Online".
Nerazzurrët kanë marrë kritika të vazhdueshme gjatë këtij sezoni, pasi ka regjistruar nëntë humbje alarmante në 27 ndeshje të zhvilluara në Serie A. Për më tepër, tetë nga njëmbëdhjetë lojtarët që startuan kundër Juventusit në Derby d’Italia të dielën, ishin mbi 30 vjeç, ashtu që rifreskimi i skuadrës konsiderohet si një prioritet kryesor.
Si rezultat i kësaj, shumë lojtarë nga formacioni startues i Inzaghit pritet të largohen nga Giuseppe Meazza në afatin kalimtar veror.
Marcelo Brozovic, Denzel Dumfries e Joaquin Correa, janë futbollistët që mund t’i sjellin të hyra klubit në rast të shitjes. Po ashtu, nga ekipi që startoi ndaj Bianconerëve, gjashtë prej lojtarëve u skadojnë kontratat në fund të këtij sezoni. Prej tyre, vetëm Edin Dzeko dhe Stefan De Vrij i kanë nisur bisedimet për rinovim potencial, megjithëse kërkesat për paga të larta mund të bëjnë që negociatat të ngecin. Pastaj vijnë futbollistët e huazuar. Romelu Lukaku, i cili do të kthehet te Chelsea në qershor dhe Raoul Bellanova, i cili vazhdon të ketë kontratë me klubin që e pronëson, Cagliari.
Shërbimet e sulmuesit belg i kushtuan Interit rreth 20 milionë euro këtë sezon, ndërsa vazhdimi i qëndrimit është thuajse i pamundur (duke marrë parasysh formën e tanishme dhe kushtet potenciale të kontratës).
Duket sikurse askush nuk është i sigurt te skuadra e tanishme e Nerazzurrëve, ashtu që në sezonin e ri mund të shohim një ekip me një pamje krejtësisht tjetër.
(Kosova Sot Online )