Lexoni edhe:
Edhe ky klub i njohur ia mësyn Vedat Muriqit
Lega Serie A ka njoftuar zyrtarisht se është caktuar tashmë orari për ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen e njohur si derbi i Italisë, mes Juventusit dhe Interit, transmeton "Kosova Sot Online ". “Bianconerët” do të jenë nikoqirë në ndeshjen e parë, kurse “Nerazzurrët” në të dytën. Çifti tjetër gjysmëfinal është Cremonese – Fiorentina. “Viola” do të luajë në udhëtim në ndeshjen e parë.
Edhe ky klub i njohur ia mësyn Vedat MuriqitLexoni edhe:
Orari:
04.04.2023 | Juventus – Inter, ora 21:00.
05.04.2023 | Cremonese – Fiorentina, ora 21:00.
26.04.2023 | Inter – Juventus, ora 21:00.
27.04.2023 | Fiorentina – Cremonese.
Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 24 maj, në stadiumin “Olimpico” të Romës.
(Kosova Sot Online )