Ja pse Agim Ademi do ta kalojë natën në spital
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po vazhdon trajtimin e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla e konfirmoi se Ademi është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Ai është transferuar nga Emergjenca në Kirurgjinë Torakale, ku do të jetë nën mbikëqyrje sonte.
“E ka gjendjen stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë. Është dërguar në Kirurgjinë Torakale dhe do të jetë nën vëzhgimin tonë për sonte”, u shpreh Syla.
Kujtojmë se Ademi ka ndalim për 24 orë me vendim të prokurorit.
(Kosova Sot Online)