![](/uploads/kosova-sot/images/2023/March/22/200x200_auto_Veteranet-lista16490520581679468158.jpg)
Lexoni edhe:
Skandali me listat e veteranëve, rikthim për arsyetim të përgjegjësisë për dështim deri në parashkrim
Paris Saint-Germaini është i vetëdijshëm se mund të mbetet pa Leo Messin gjatë verës që po vjen. Ylli argjentinas po i kalon muajt e fundit të kontratës dhe pritet të largohet nga “Parku i Princave”, shkruan "Kosova Sot Online ".
Për këtë arsye, parisienët janë në kërkim të pasardhësit të tij. Sipas portalit italian “Calciomercato”, PSG-ja do të mundohet ta zëvendësojë shtatë herë fituesin e Topit të Artë me sulmuesin e Milanit, Rafael Leao.
Kampioni i botës ka mundësi të rikthehet në Barcelonë, por ai ka edhe opsione të tjera si oferta marramendëse nga Arabia Saudite dhe ajo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Leao nuk e ka vazhduar ende kontratën me Milanin, ndërsa mund të largohet në drejtim të Parisit për 150 milionë euro.
(Kosova Sot Online )