
Lexoni edhe:
Granit Xhaka me ekipin kanë zbarkuar në Beograd, mbrojtje e afërt e sigurimit zviceran dhe përcjellje nga policia serbe
Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj, e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikolic në meçin e vlefshëm për kategorinë gjysmë të rëndë. Nikolic pati provokuar para meçit në baza nacionaliste, por Jakaj e tregoi veten në ring, përcjell "Kosova Sot Online".
Meçi i zhvilluar në Austri u dominua nga Jakaj ku boksieri me prejardhje nga Gjakova e rrëzoi një herë Nikolicin në rundin e tretë. Por serbi rezistoi deri në rundin e dhjetë që ishte i fundit, e më pas fitorja u vendos nga gjyqtarët. Jakaj ishte fitues i padiskutueshëm, pasi dominoi thuajse secilin rund.
Për Jakajn ishte meç mjaft me peshë. 25-vjeçari nga Gjakova vazhdoi bilancin e 100 për qind , me 14 fitore në po aq meçe. Serbi para përballjes pati postuar hartën e Kosovës me flamurin serb dhe me shkrimin “S’ka dorëzim”. U fut në ring me sirenat e bombardimit të NATO-s. Jakaj pas meçit ka thënë se nuk ka pritur që do të shkohet deri në dhjetë runde, ndërsa synimet i ka të arrijë te titulli i botës.
(Kosova Sot Online )