Saka është duke e futur veten në mesin e legjendave të futbollit anglez
Bukayo Saka është duke e futur veten në mesin e legjendave të futbollit anglez.
Me vetëm 21 vjet e 202 ditë, sulmuesi i Arsenalit i ka shënuar deri tash 8 gola me Kombëtaren e Anglisë.
Vetëm Dixie Dean (16), Jimmy Greaves (16), Wayne Rooney (12) e Michael Owen (10) kanë shënuar më shumë gola për “Tre Luanët” sesa Saka në këtë moshë.
E kur ta kemi parasysh që ai nuk është qendërsulmues, ky fakt i jep atij edhe më shumë kredite.
Ndër të tjera, Saka ka qenë i involvuar direkt në 23 gola në 34 ndeshjet e fundit me Arsenalin dhe Anglinë, duke i shënuar 16 gola, ndërsa i ka bërë edhe 7 asistime.
Me “Gunners”, ai po shkon në rrugë të mbarë për ta fituar titullin e kampionit në Angli.
(Kosova Sot Online)