Humbën shansin e artë në shtëpi por “Dardanët” nuk demoralizohe, ka beteja tjera për t’u fituar

  • 29 March 2023 - 08:27
Humbën shansin e artë në shtëpi por “Dardanët”  nuk  demoralizohe, ka beteja tjera për t’u fituar

Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu mbrëmë duke barazuar me Andorrën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1.

Edon Zhegrova (59’) shënoi për Kombëtaren kosovare, kurse Albert Rosas (61’) për mysafirët.

Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët”, pas ndeshjes kanë reaguar përmes faqes së tyre zyrtare.

Ata kanë bërë thirrje për të mos u demoralizuar, pasi që ka ende ndeshje të tjera.

“Nuk duhet të demoralizohemi. Ka beteja tjera për t’u fituar”, thuhet në postimin e “Dardanëve”. 

(Kosova Sot Online )