Lexoni edhe:
Humbën shansin e artë në shtëpi por “Dardanët” nuk demoralizohe, ka beteja tjera për t’u fituar
Leart Paqarada ka thënë se Kosova ka lëshuar dy pikë të vlefshme kundër Andorrës, në ndeshjen që barazuar 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.Mbrojtësi i majtë insistoi se Kosova kishte dukshëm ekip më të mirë se Andorra, por që nuk luajti aq mirë dhe kjo i kushtoi me barazim, transmeton "Kosova Sot Online".
Ai po ashtu, pati edhe disa fjalë për gjyqtarin kryesor të ndeshjes.
“Kemi pritur tri pikë, por nuk luajtëm mirë dhe gjyqtari nuk ishte në anën tonë”.
“Sigurisht, që jemi të zhgënjyer pasi është dashur ta fitojmë këtë ndeshje, por tani duhet të punojmë dhe t’i përmirësojmë gabimet që mos t’i përsëritim në ndeshjet tjera”, ka thënë Paqarada.
Kosova ka dy pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin I.
(Kosova Sot Online )