
Lexoni edhe:
Joshua tregon pse nuk është i emocionuar për luftën e Jermaine Franklin
Kombëtarja e Andorrës nuk është mësuar të marrë pikë në ndeshje kualifikuese për Evropian ose Botëror. Por, Kombëtarja nga principata e vogël ia doli ta befasojë Kombëtaren e Kosovës, së cilës ia nxori një barazim 1:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Euro 2024, transmeton "Kosova Sot Online".
Dhe, kundërshtarët e “Dardanëve” e kanë festuar këtë arritje që e bënë në stadiumin “Fadil Vokrri” si të ishin kualifikuar në Kampionat Evropian.
Joshua tregon pse nuk është i emocionuar për luftën e Jermaine FranklinLexoni edhe:
Festë kishte edhe në Federatën e Futbollit të Andorrës, e cila e bëri një postim special dhe festiv në rrjetin social “Twitter”. “Mbyllet loja. Pika e parë në një natë historike. Këta lojtarë janë të mahnitshëm, na befasojnë çdo ditë e më shumë. Barazimi është për ju, fansa. Forca Andorra”, ka shkruar Federata e Andorrës. Kosova i lëshoi dy pikë të rëndësishme në një ndeshje për t’u harruar sa më shpejt, duke ia zbehur kështu vetes gjasat për ta siguruar kualifikimin historik në një Kampionat Evropian.
(Kosova Sot Online )