Lexoni edhe:
VETTING-u është mjeti vetëm që e shëron pushtetin në Kosovë
E ardhmja e mbrojtësit anglez Reece James është e paqartë, nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Chelsea.Mbrojtësi i djathtë anglez ka vazhduar kontratën me londinezët muaj më parë, kontratë e cila e mbanë atë në Stamford Bridges deri në verën e vitit 2028, transmeton "Kosova Sot Online".
Megjithatë interesimi i Real Madridit mund të bëj që mendja e James të ndërrojë dhe anglezi të kërkoj transferimin në kryeqytetin spanjoll. Ka qenë e përditshmja spanjolle AS që ka dhënë lajmin se Los Blancos po planifikojnë një sulm të bujshëm për transferimin e anësorit të Chelseat për sezonin e ri.
VETTING-u është mjeti vetëm që e shëron pushtetin në KosovëLexoni edhe:
Reece James është një nga futbollisët kryesorë të Chelseat dhe e ardhmja e këtij klubi, por londinezët mund të detyrohen të shesin për shkak të FFP-së (Fair Play Financiar), dhe Reali po mendon ta shfrytëzojë këtë. 23-vjeçari ka një vlerë në tregun e transferimeve prej 70 milionë euro, para që nuk duken problem për Realin që t’i shpenzojë për të. James këtë edicion ka vuajtur nga lëndimet dhe ka zhvilluar vetëm 18 ndeshje ku ka dy gola e dy asistime.
(Kosova Sot Online )