Lexoni edhe:
Nëntoka e krimit të organizuar përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese po e pengon reformën e filluar në sistemin e drejtësisë
Chelsea është pretendente e fortë për të nënshkruar me sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen këtë verë. 24-vjeçari është i vetëdijshëm për interesimin e bluve, të cilët e konsiderojnë atë si objektivin kryesor, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ata besojnë se reprezentuesi nigerian, i cili ka shënuar 25 gola në 29 ndeshje këtë sezon, do t’i lejojë ata të konkurrojnë me makinerinë e golave të Manchester City, Erling Haaland.
Nevoja e Chelseat nxitet nga një sezon i mjerueshëm para portës. Ata kanë shënuar vetëm 29 gola në Premier League, më shumë se vetëm shtatë klube në divizion. Kai Havertz është golashënuesi më i mirë i klubit me nëntë gola në 36 ndeshje në të gjitha garat. Për Osimhen është i interesuar edhe Manchester United.
(Kosova Sot Online )