Rivaliteti Madrid-Barça një nga më të fuqishmit në historinë e futbollit

  • 03 April 2023 - 13:30
Rivaliteti Madrid-Barça një nga më të fuqishmit  në historinë e futbollit

Rivaliteti Madrid Barça është një nga më të zjarrtët në botën e futbollit, rivalitet i cili po jeton një tjetër moment tensioni me ‘Çështjen Negreira, transmeton "Kosova Sot Online". Po ti marrim me radhë polemikat mes  Bezeve dhe cules.

Nënshkrimi i Di Stefano

“La Saeta Rubia’ një idhull i Real Madridit i hodhi gjithashtu benzinë zjarrit të rivalitetit të El Clasico në fillim të vitevë pesëdhjetë.
Futbollisti argjentinas e bëri këtë ku nënshkroi me Barcelonën në vitin 1953.

Rrëmuja me Figon

Luis Figo u kthye në Camp Noun në nëntor 2002, por ai bërë këtë me xhaketën e rivalit të tij të përjetshëm. Diçka që tifozët e blaugranës nuk ia falën.

Atë natë një imazh fatkeq bëri xhiron e botës, një kokë derri u hodh nga tribuna që kishte si objektiv portugezin.

Lufta ‘Mou’ dhe ‘Pep’

Jose Maurinho dhe Pep Guardiola ishin trajnerët e Real Madridit dhe Barcelonës në një nga periudhat më të ndritshme dhe më të nxehta të El Clasicos.

‘Shigjetat' e  vazhdushme të Maurinhos në një konferencë shtypi ndezën çdo takim mes cules dhe bezeve dhe monopizuan orë e orë median.

Mourinho dhe Vilanova

Trajneri portugez ishte gjithshtu në qendër të polemikave për shkak të një sherri me të ndjerin në vitin 2014, Tito Vilanova.
Në ndeshjen Barcelona Madrid të luajtur më 17 gusht 2011, Mourinho goditi në sy asistentin e Guardiolës.

Duel fanellash
Në vitin 2017 Barça mundi Madridin në Bernabeu me një atak 2-3 dhe me një gol të Messit në pjesën e fundit të ndeshjës.
Sulmuesi argjentinas në eufori festoi golin me një festë historike, duke treguar fanellën e tij në Santiago Bernabeu.
Po atë verë, Real Madrid fitoi Superkupën e Spanjës me një gol të Cristiano Ronaldos në Camp Nou.
Më pas portugezi u hakmor ndaj Messit duke treguar për Cule, fanellën e tij me numrin ‘7’.

(Kosova Sot Online )