![](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/01/200x200_paret-780x4391680345266.png)
Lexoni edhe:
Gjithçka gati për meçin spektakolar, zbardhet shuma e parave, ora dhe vendi i duelit Joshua – Franklin
Një ngjarje e rëndë e ka goditur futbollin spanjoll. Futbollisti Fransicso J. Naval Perez, më i mirë i njohur si Paco, ka ndërruar jetë pas plagëve që i mori me thikë, transmeton "Kosova Sot Online".
Futbollisti i Chipionas, i cili luan në kategorinë e dytë në krahinën e Andaluzisë është goditur disa herë më thikë dhe njëra prej goditjeve, në zemër, ishte fatale për të, shkruajnë mediat spanjolle.
24 vjeçari ishte i martuar dhe e kishte një vajzë, ndërsa transferimi në spital ishte i vonshëm pasi ai ndërroi jetë.
Paco thuhet se u vra nga një 20 vjeçar, me të cilin, për momentin thuhet se nuk kishte asnjë lidhje.
Klubet e njohura spanjolle i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, ndërsa vrasësi i dyshuar po mbahet në qeli, në pritje të gjykimit dhe të burgut që e pret.
(Kosova Sot Online )