Lexoni edhe:
Anthony Joshua i befason fansat e tij për duelin e radhës
Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me ndeshjet e para të fazës çerekfinale. Pa dyshim, sytë e të gjithëve do të jenë kah Anglia, ku do të zhvillohet loja kryesore e natës mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut, transmeton "Kosova Sot Online".
Trajneri Pep Guardiola e ka përgatitur taktikën e tij për t’ju kundërvënë ish-skuadrës së tij në “Etihad Stadium”.
Pas disa tentimeve të dështuara, “Citizens” janë të vendosur që në këtë sezon ta fitojnë më në fund trofeun e Championsit.
Sidoqoftë, atyre iu duhet t’i kalojnë disa pengesa të mëdha para se ta mbërrijnë finalen eventuale të Stambollit.
Fillimisht do të kenë punë me gjigantin bavarez, e më pas, nëse shkojnë në gjysmëfinale, do të përballen me Real Madridin ose me Chelsean.
Anthony Joshua i befason fansat e tij për duelin e radhësLexoni edhe:
Të prirë nga Erling Haaland, “Qytetarët” do ta kërkojnë një epërsi solide sonte në shtëpi para lojës së kthimit në “Allianz Arena”.
Sidoqoftë, ata do të kenë punë jashtëzakonisht të vështirë.
Kjo pasi përballë do ta kenë Bayernin, i cili është perfekt në këtë sezon në këtë garë me 8 fitore nga 8 ndeshje.
Me trajnerin e ri, Thomas Tuchel, bavarezët do të shkojnë në Angli për të mos u mposhtur, para lojës së kthimit që do ta luajnë në shtëpi.
Ndërkohë, sonte do të luhet një tjetër ndeshje interesante, ajo mes Benficas dhe Interit.
Skuadra portugeze është treguar mjaft e rrezikshme në këtë sezon dhe do të mundohet të shkojë sa më larg në këtë garë prestigjioze.
Benfica do ta kërkojë gjithsesi fitoren në shtëpi, e për ta ruajtur më pas këtë rezultat eventualisht edhe në Itali në ndeshjen e kthimit.
Kurse, “Nerazzurri”, përkundër ecurisë negative në Serie A, në Ligën e Kampionëve duan ta shijojnë së paku gjysmëfinalen.
E për ta bërë këtë, iu duhet një paraqitje bravuroze dhe një rezultat pozitiv sonte, para se t’i presin portugezët në Milano.
Ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00.
(Kosova Sot Online )