Diçka e dhimbshme po ndodhë atje, fshati i Schumacherit po zhduket nga harta

  • 12 April 2023 - 09:18
Diçka e dhimbshme  po ndodhë atje, fshati i Schumacherit po zhduket nga harta

Heshtja ka pushtuar rrugët e Manheim. Fshati ku Michael Schumacher hapat e tij të para për t’u bërë më vonë 7 herë kampion bote në F1, është shumë afër zhdukjes nga harta, transmeton "Kosova Sot Online".

Ky fshat gjerman është paralajmëruar se do t’i shkatërrohen të gjitha ndërtesat dhe shtëpitë që janë ende në këmbë. Zgjerimi i minierës së qymyrit Hambach, që do të përshkojë brendësinë e këtij territori gjerman pranë qytetit të Këlnit, është shkaku që do t’i japë fund origjinës së Schumacher. Banorët e këtij territori, të cilët ishin afërsisht 1700, morën njoftim në vitin 2019 që të largoheshin nga banesat e tyre në kohën më të shkurtër të mundshme. 

Sipas burimeve lokale, buldozerët pritet të hyjnë në rrugët e Manheim për të realizuar planin e shembjes jo më vonë se 2024. Banorët e këtij fshati, të cilët morën kompensim financiar nga një kompani që qëndron pas kësaj iniciative, u shpërngulën në qytete pranë Manheimit për të rindërtuar jetën e tyre. Një eksod masiv që ka lënë këtë territor me vetëm 12 banorë dhe që ka marrë etiketën e një qyteti fantazmë.

Megjithatë, pritet që disa objekte në këtë territor, si kisha e fshatit, shtëpia ku u rrit piloti gjerman apo pista e karteve (Erftlandring), ku filloi të farkëtohej legjenda e Schumacher, do të vazhdojnë të ekzistojnë.

Në këtë fshat u organizua dasma e Michael Schumacher dhe Corinna Betsch, në vitin 1995.

(Kosova Sot Online )