Lexoni edhe:
Evropa dhe Amerika duhet të jua tregojnë forcën Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit, mbeturina të pista nga e kaluara kriminale e Millosheviqit
Juventusi ka shënuar fitore minimale 1:0 në shtëpi ndaj Sportingut, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës.
Dueli i zhvilluar në “Allianz Stadium” në Itali nuk prodhoi asnjë gol në pjesën e parë.
U desh të pritej minuta e 73-të, kur pas një tollovie në zonën e rreptësisë së mysafirëve më së miri përfitoi Gatti që i dha fitoren “Zonjës së Vjetër”.
Juventusi me një gol epërsi do të udhëtojë javën tjetër në Lizbonë për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit, ku edhe do të përcaktohet ekipi gjysmëfinalist.
(Kosova Sot Online )