Lexoni edhe:
I shqiptohet 1 mijë e 500 euro gjobë ish-drejtorit të Arsimit në Skënderaj, pranoi se punësoi mësimdhënësin pa konkurs
Wojciech Szczesny i ka siguruar tifozët rreth gjendjes së tij shëndetësore pasi mbrëmë ndjeu shenja të dhimbjes në gjoks gjatë ndeshjes me Juventusit dhe Sporting Lisbonës në Ligën e Evropës.
32 vjeçari u largua nga fusha derisa e mbante dorën në gjoks dhe po përcillej drejt bankinës nën përkujdesjen e stafit mjekësore të klubit para përfundimit të pjesës së parë, transmeton "Kosova Sot Online".
Portieri u pa me lot në sy derisa po e lëshonte fushën, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri e zëvendësoi atë me Mattia Perin.
Juventusi konfirmoi se Szczesny, i cili më pas vazhdoi në dhomën e zhveshjes, ishte mirë sa i përket frymëmarrjes.
(Kosova Sot Online )