![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Lazio regjistron fitoren e katërt
![Lazio regjistron fitoren e katërt](/uploads/kosova-sot/images/2021/February/07/auto_lazio-2-600x3601612734645.jpg)
Lazio ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke përforcuar kështu edhe më shumë pozitën e dytë në tabelë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të, skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri fitoi në udhëtim kundër Spezias.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Alberto Picco” përfundoi me rezultatin 0:3.
Ciro Immobile (36′) shënoi nga penalltia për epërsinë fillestare të lacialëve, teksa pastaj fitorja u vulos me golat e Felipe Anderson (62′) dhe Marcos Antonio (89′).
Lazio pas kësaj fitore ka 61 pikë në pozitën e dytë në tabelë, tetë më shumë se Roma e pozitës së tretë.
Spezia ndodhet në pozitën e 17-të me 26 pikë.
(Kosova Sot Online)