![](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/15/200x200_download-1130x635_11681565799.png)
Lexoni edhe:
Chelsea e "lodhur" synon këndelljen përballë Brightonit, publikohen formacionet zyrtare
Florent Muslija ka vazhduar shkëlqimin në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit. Mesfushori nga Kosova ka realizuar një tjetër gol në fitoren e skuadrës së tij 3-0 ndaj Hansa Rostock, transmeton "Kosova Sot Online".
Për Muslijën ky ishte goli i shtatë këtë edicion në Bundesliga 2, derisa ka bërë edhe tre asistime.
Chelsea e "lodhur" synon këndelljen përballë Brightonit, publikohen formacionet zyrtareLexoni edhe:
Me fitoren e sotme, Paderborn mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 46 pikë dhe po shpreson në rikthimin në elitën e futbollit gjerman.
Kujtojmë që Muslija është një nga futbollistët e Kosovës më në formë këtë edicion dhe që luan rregullisht te Paderborn.
(Kosova Sot Online )