![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Silva nuk është dorëzuar ende sa i përket kualifikimit të Chelseat
![Silva nuk është dorëzuar ende sa i përket kualifikimit të Chelseat](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/03/auto_silva-780x439_11680523558.png)
Thiago Silva nuk është dorëzuar ende sa i përket kualifikimit të Chelseat në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Veterani brazilian i mbrojtjes është i vetëdijshëm se “Blues” do ta kenë të vështirë ta përmbysin avantazhin e madrilenëve, të cilët e fituan lojën e parë çerekfinale me rezultat 2:0 në “Santiago Bernabeu”
Por, ish-futbollisti i Milanit dhe i Paris Saint-Germainit është i bindur se “Të Kaltrit” i kanë shanset e tyre në “Stamford Bridge” sonte, sadopak që janë të vogla ato.
“Nëse ekziston 1 për qind e mundësive, duhet të kesh 99 për qind besim”, ka shkruar përfaqësuesi brazilian në llogarinë e tij në Instagram, më saktësisht në “Instastory”.
Chelsea dhe Real Madridi do ta zhvillojnë sonte përballjen e dytë mes vete brenda një jave, në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:00.
(Kosova Sot Online)