![Kumbulla flet për fitoren e madhe](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/17/200x200_kumbulla-780x4391723895168.jpg)
A po e konfirmon Laporta rikthimin e Messit në Barcelonë?
![A po e konfirmon Laporta rikthimin e Messit në Barcelonë?](/uploads/kosova-sot/images/2023/March/27/auto_messi-barca-regreso-600x360_11679900316.webp)
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, vazhdon të jetë i bindur se Lionel Messi do të kthehet në klub, pasi u larguar për në Paris Saint-Germain në verën e vitit 2021.
Kontrata e yllit argjentinas me parisienët skadon në verën e këtij viti, teksa ai ende nuk ka pranuar që të nënshkruajë rinovimin
Trajneri i Barcelonës, Xavi, tha në fillim të këtij viti se “dyert janë të hapura” që Messi të kthehet dhe zbuloi se ata janë në “kontakt të vazhdueshëm” me njëri-tjetrin.
Laporta, i cili mori detyrën si president për herë të dytë në muajt e fundit të kohës së Messit në “Camp Nou”, ka qenë gjithashtu shumë i zëshëm për këtë temë.
“Carrusel Deportivo” së fundmi ka publikuar një video të Laportas me disa tifozë të klubit, ku mes tjerash ai pyetet se a do të rikthehet shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.
Përgjigja e të parit të klubit katalunas ishte e shkurtër dhe e qartë: “Po”.
(Kosova Sot Online)