Lexoni edhe:
Vedat Muriqi e mban një primat në La Liga
UEFA e ka freskuar renditjen e 55 ligave evropiane, të cilat janë nën ombrellën e saj. Në ranglistën e re nuk pati ndonjë ndryshim, ndërsa Superliga e Kosovës vazhdon ta mbajë pozitën e 33-të me 11.041 pikë, përpara Lihtenshtajnit dhe prapa Moldavisë,transmeton "Kosova Sot Online".
Liga elitare kosovare e ka arritur këtë pozitë mbi të gjitha pas sukseseve që i pati Ballkani në garat evropiane.
Ndërkaq, Superiorja shqiptare është e 49-ta përpara Uellsit dhe prapa Islandës. Listës vazhdon t’i prijë Premierliga, e cila konsiderohet si liga më e fortë në Evropë, e përcjellë nga La Liga spanjolle dhe nga Bundesliga gjermane. E Serie A italiane, që është e katërta, i është afruar shumë Bundesligës, mbi të gjitha pas kualifikimit të Milanit dhe Interit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Vedat Muriqi e mban një primat në La LigaLexoni edhe:
Madje, kampionati italian mund ta kalojë shpejtë atë gjerman, varësisht nga rezultatet e sontme të Juventusit, Romës dhe Fiorentinës në Ligën e Evropën dhe në Ligën e Konferencës.
Renditja e ligave evropiane
1. Anglia 107.284 pikë
2. Spanja 91.712
3. Gjermania 81.981
4. Italia 79.069
5. Franca 61.164
6. Holanda 59.300
7. Portugalia 56.049
8. Belgjika 42.200
9. Skocia 36.400
10. Austria 34.000
—————————
33. Kosova 11.041
49. Shqipëria 6.250
(Kosova Sot Online )