
Lautaro: E dimë se si është një derbi me Milanin

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinezn foli pas kualifikimit në gjysmëfinale të Champions League.
Duke folur pas triumfit ndaj Benficas, Lautaro u shpreh se gjysmëfinalja ndaj Milanit do jetë shumë e veçantë.
“Tani derbi me Milanin? Një lojë shumë e veçantë. Ne e dimë se çfarë do të thotë të luash një derbi në gjysmëfinalet e Champions League. Tani duhet të marrim pikët në kampionat dhe më pas të mendojmë për Championsin”, tha sulmuesi.
(Kosova Sot Online)