
Interi e mposht Empolin

Interi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim 0:3 ndaj Empolit, në kuadër të javës së 31-të në Serie A.
Kjo fitore ishte jetike për zikaltrit, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Pjesa e parë ishte e zbehtë, pa gola dhe me pak raste shënimi
Romelu Lukaku kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 48-të të ndeshjes.
Ishte sërish belgu që dyfishoi epërsinë e Interit në minutën e 76-të.
Krejt në fund, Lautaro Martinez realizoi për 0:3 në minutën e 88-të.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e pestë, vetëm dy pikë larg Romës.
Në anën tjetër, Empoli mbetet i 15-ti me 32 pikë gjithsej.
(Kosova Sot Online)