Lexoni edhe:
Pas lëndimit të Berat Gjimshitit deklarohet trajneri Piero Gasperini: Mund të jetë i rëndë
LA Lakers dhe Miami po shkojnë me hapa të sigurt drejt kualifikimit në fazën tjetër të “play-offit” në NBA. Ekipi nga Los Angelesi e ngriti në 3-1 serinë e fitoreve ndaj Memphisit, transmeton "Kosova Sot Online".
Verdhekaltrit triumfuan me rezultat 117:111 (29:23, 25:29, 27:31, 23:21 e 13:7), në një ndeshje mjaft interesante, ku fituesin e përcaktuan vazhdimet.LeBron James ishte fytyra kryesore e lojës pasi e ndihmoi ekipin e tij në momentet vendimtare, derisa në total i realizoi 22 pikë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kështu, Lakers mund t’i befasojnë “Grizzlies”, të cilët kishin përfunduar në pozitën e dytë në tabelë në sezonin e rregullt të Perëndimit. Ndërkohë, edhe Miami e krijoi një avantazh solid naj Milwaukket, 3-1. Heat fituan me rezultat 119:114 (28:33, 22:24, 28:32 e 41:25). Çereku i katërt ishte vendimtar në fitoren e Miamit, i cili e sheh veten veç një hap nga faza tjetër. Bucks, përkundër faktit se ishin mjaft të suksesshëm në sezonin e rregullt të Konferencës Lindore, në “play-off” nuk po ua do. Për Milwaukeen i pandalshëm ishte Jimmy Butler, i cili i realizoi 56 pikë dhe e ndihmoi më së shumti ekipin e tij në fitoren e radhës.
(Kosova Sot Online )