
Lexoni edhe:
Vendimi i ashpër: UEFA përgatitet ta përjashtojë Juventusin nga garat evropiane
Barcelona është duke punuar për afrimin e lojtarëve të rinj për sezonin e ardhshëm.Ditë më parë u raportua në mediat e ndryshme angleze dhe spanjolle se ka një marrëveshje të arritur mes Barcelonës dhe Roberto Firminos, transmeton "Kosova Sot Online ".
Por lajmet e fundit ngas Spanja kanë raportuar se në fakt nuk ka asnjë marrëveshje apo edhe një interes real nga Barcelona për sulmuesin brazilian. E vërteta është se Firmino iu ofrua Barcelonës disa muaj më parë nga agjentët e futbollistit i cili do të largohet në verë si i lirë nga Liverpooli.
Vendimi i ashpër: UEFA përgatitet ta përjashtojë Juventusin nga garat evropianeLexoni edhe:
Cilësitë e lojtarit të Liverpoolit nuk mund të vihen në diskutim, por Barcelona nuk e ka në plane lojtarit dhe Firmino nuk është lojtari që i përshtatet stilit të katalunasve.
Sipas asaj që ka raportuar Marca këtë gjë drejtuesit e klubit katalunas i kanë bërë të qartë agjentëve të lojtarit duke refuzuar të nënshkruajnë me të.
(Kosova Sot Online )