![](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/27/200x200_5471514_20230227t152705z-1688544198-rc2rjz9h834e-rtrmadp-3-serbiakosovoeu_ls1682574111.jpg)
Lexoni edhe:
Kërkesa e Serbisë për asociacionin me ultimatum skenar i dizajnuar nga Aleksandër Vuçiqi për dialog të dështuar
Barcelona e ka pësuar humbjen e tretë në La Liga këtë edicion. Katalonasit u mposhtën në udhëtim nga Rayo Vallecano me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit spanjoll, transmeton "Kosova Sot Online". Alvaro Garcia realizoi në minutën e 19-të të ndeshjes, duke kaluar vendasit në epërsi. Rezultati u dyfishua në minutën e 53-të kur shënoi Fran Garcia.
Krejt çfarë bëri Barcelona ishte goli i ngushtimit të epërsisë i shënuar nga Lewandowski në minutën e 83-të.
Përkundër humbjes, Barcelona prin bindshëm në La Liga me 76 pikë, 11 më shumë se Real Madridi.
Kurse, Rayo Vallecano shënoi fitore të madhe, duke shkuar në kuotën e 43 pikëve në pozitën e nëntë dhe tani është vetëm tri pikë larg pozitës së gjashtë që dërgon në Ligën e Konferencës sezonin tjetër.
(Kosova Sot Online )