“Shqipet” takohen në Australi, BNE ia dhurojnë një fanellë yllit të Kombëtares së Kosovës

  • 27 April 2023 - 13:07
“Shqipet” takohen në Australi, BNE ia dhurojnë një fanellë yllit të Kombëtares së Kosovës

“Shqipet” takohen në Australi, BNE ia dhurojnë një fanellë yllit të Kombëtares së Kosovës. Ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagle po qëndron në Australi, ku do ta nisë rrugëtimin në turneun “ESL Challenger Melbourne”. E ndërkohë, lojtarët e ekipit të suksesshëm të vendit tonë në lojërat virtuale, janë takuar atje me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, transmeton "Kosova sot Online".

“Faleminderit për mikpritjen vëlla”, ka shkruar në Instastory njëri nga pjesëtarët e BNE, të cilët ia kanë dhuruar një fanellë Berishës.

Ndërkohë, ish-mesfushori i Salzburgut dhe i Lazios e ka shpërndarë këtë postim po ashtu në Instastory: “Shqipet gjithmonë bashkë, krenar me juve djema”, ka shkruar përfaqësuesi kosovar. 

Bad News Eagles do ta nisin aventurën në Australi nesër.

Ekipi kosovar do të jetë pjesë e grupit B dhe ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj ekipit VERTEX.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’, të premten duke filluar nga ora 05:50, shkruan “Gazeta Express”.

Në këtë turne janë duke garuar gjithsej 8 skuadra të ndara në dy grupe, për një grup çmimesh prej 100.000 dollarësh.

Gjithashtu fituesi i këtij turneu do ta sigurojë pjesëmarrjen në turneun “ESL Pro League Season 18”. 

(Kosova Sot Online )