
Lexoni edhe:
Vashat e Skenderajt siguruan finalen e madhe të Playoffit
Sulmuesi i Newcastle United, Alexander Isak ka dhënë asistimin më të mirë të sezonit 2022/23 në Ligën Premier në ndeshje kundër Evertonit. Newcastle është në në formë dhe mposhtën Tottenhamin me rezultat 6-1 në St James’ Park të dielën, teksa vazhduan aty ku e lanë në ndeshjen ndaj Evertonit të enjten mbrëma, transmeton "Kosova Sot Online".
“Laraskat” fituan me rezultat 4-1 ndaj Evertonit, me Callum Wilson që realizoi dy gola dhe Joelinton dhe Jacob Murphy gjithashtu hynë në listën e rezultateve.
Vashat e Skenderajt siguruan finalen e madhe të PlayoffitLexoni edhe:
Megjithatë, ishte sulmuesi suedez, Isak, i cili ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e ndeshjes me një asistim në fundin e ndeshjes. Isak, i cili e filloi lojën si zëvendësues, nuk shtoi numrin e golave të tij, por ai prodhoi momentin më spektakolar të ndeshjes – dhe me shumë mundësi sezonin në tërësi. Duke marrë topin në vijën e gjysmës së fushës, suedezi shkatërroi mbrojtësit e shumtë të Evertonit një nga një, duke dribluar fillimisht afër vijës këndore dhe pastaj brenda zonës. Në fund, Isak zgjodhi të asistojë për Murphy, i cili nuk e pati të vështirë të shënojë në portën e zbrazët në minutën e 81-të të ndeshjes. Ky aksion i prodhuar nga Isak ka pushtuar rrjetet sociale duke marrë shumë komente pozitive mbi teknikën e jashtëzakonshme që posedon.
An absolutely breathtaking assist from Alex Isak. ??? pic.twitter.com/NTO1AzoZBQ
— Newcastle United FC (@NUFC) April 27, 2023
(Kosova Sot Online )