![](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/28/200x200_britani-1-600x360_11682677341.webp)
Lexoni edhe:
Arrestohen shqiptarët në Britani që u kapën në një “shtëpi bari” me vlerë mbi 100 mijë paund, zbulohen emrat
Presidenti i Al-Nassr, Musalli Al-Muammar, i cili ishte njeriu kyç që e solli Cristiano Ronaldon në klub, ka dhënë dorëheqje shkaku i sezonit dëshpërues, transmeton "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka bërë të ditur “Saudi Gazette”. Ylli portugez iu bashkua klubit nga Arabia Saudite gjatë dimrit pasi u nda nga Manchester United si rezultat e kritikave që ua dha drejtuesve të klubit.
Sidoqoftë, nën drejtimin e “CR7” në fushën e blertë, Al-Nassr është duke e kaluar një sezon dëshpërues dhe ai ishte i paaftë për ta bërë diferencën. Mediumi saudit raporton tutje se tashmë ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes Ministrisë së Sportit, ndërsa rrugën e tij duket se do ta ndjekë krejt bordu i drejtorëve në klub.
Bordi i ri dhe presidenti mund të zgjidhen para fundit të sezonit.
Që nga transferimi i Ronaldos, Al-Nassr humbi nga rivali për titull, Al-Ittihad, ndërsa u mposht edhe nga Al-Wehda, 0:1 për të mbetur jashtë gjysmëfinales së King Cup of Champions.
Trajneri Rudi Garcia gjithashtu u shkarkua pas formës së dobët, ndërsa Ronaldo disa herë u largua i mllefosur nga fusha e blertë, madje duke e shqelmuar një shishe plastike.
Al-Nassr do të vazhdojë të shpresojë që ta fitojë titullin e kampionit në Saudi Pro League, me ndonjë gabim eventual të liderit, Al-Ittihad.
(Kosova Sot Online )