Lexoni edhe:
Xhudistet kosovare që po shkëlqejnë, Fatjona Kasapi dhe Dëbora Gjakova fituan medaljet e bronzta në Kupën Botërore
James Milner pritet të largohet nga Liverpooli pas tetë sezoneve të kaluara në “Anfield”. “Të Kuqtë” po planifikojnë ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe anglezi nuk besohet të jetë më pjesë e planeve të klubit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Megjithatë, pavarësisht moshës, Milner duket se bën pjesë në planet e Roberto De Zerbit. Sipas “The Athletic”, Brigtoni po përgatit një lëvizje për 37-vjeçarin, që planifikon ta bëjë pas përfundimit të këtij sezoni. Mesfushori anglez do të mbetet lojtar i lirë në verë dhe “Pulëbardhat” thuhet se janë të vendosur për të nënshkruar me të.
Burnley është klubi tjetër që ka shprehur interesim për ish-reprezentuesin e Anglisë, por Brightoni shihet si favorit për të siguruar shërbimet e tij. James Milner është pjesë e Liverpoolit nga vera e vitit 2015.
Ai karrierën e ka ndërtuar vetëm në futbollin anglez. Më herët ka luajtur edhe për Manchester City, Aston Villa, Newcastle United e Leeds United.
(Kosova Sot Online )