![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Interi fiton me përmbysje ndaj Lazios
![Interi fiton me përmbysje ndaj Lazios](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/05/auto_inter1664979913.png)
Interi ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme për objektivin e këtij edicioni, kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Zikaltrit triumfuan në shtëpi me përmbysje 3:1 ndaj Lazios, në kuadër të javës së 32-të në Serie A.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me Felipe Anderson që shënoi në minutën e 30-të
Minutat e fundit të ndeshjes ishin vendimtare për triumfin e Interit.
Lautaro Martinez realizoi në minutën e 78-të pas asistit nga Lukaku.
Ky i fundit asistoi edhe për Gosens i cili realizoi pesë minuta më pas.
E krejt në fund, në minutën e 90-të Martinez realizoi sërish për ta vulosur fitoren.
Me këtë triumf, Interi merr përkohësisht pozitën e katërt në tabelë me 57 pikë, aq sa kanë edhe Milani dhe Roma në pozitën pesë, respektivisht gjashtë.
(Kosova Sot Online)