Lexoni edhe:
Tornado me fuqi shkatrrimtare godet qytetin, shkul pemë e shkatërron shtëpi
Luka Modric ka udhëtuar për në Beograd të enjten me qëllim që të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës. Kroati pësoi një dëmtim të kofshës në humbjen 4:2 ndaj Gironas, më 25 prill, gjë që e detyroi të zëvendësohej në minutën e 63-të, transmeton "Kosova Sot Online ". Modric mungoi pastaj në fitoren 4:2 ndaj Almerias, më 29 prill, teksa mbetet në dyshim edhe për tri ndeshjet e ardhshme.
Tornado me fuqi shkatrrimtare godet qytetin, shkul pemë e shkatërron shtëpiLexoni edhe:
Real Madridi do të takohet me Real Sociedadin në La Liga, më 2 maj, kurse më 6 maj do ta zhvillojë finalen në Kupën e Mbretit, ndaj Osasunas, teksa pas tri ditësh e ka në program ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ndaj Manchester Cityt. “Sportklub” ka raportuar se veterani i mesfushës udhëtoi drejt kryeqytetit serb për t’u trajtuar nga “mjekja mrekullibërëse” e famshme, Marijana Kovacevic, e cila mes sportistëve të tjerë, trajtoi me sukses Novak Djokovicin në “Australian Open” të fundit, ku tenisti ia doli të rikuperohej dhe përfundoi duke fituar titullin. 37-vjeçari pritej të ishte jashtë për rreth katër javë, por me këtë vizitë në Serbi, ai po synon të rikthehet për më pak se dy javë.
(Kosova Sot Online )