Tifozët e PSG-së i vazhdojnë protestat, i shkojnë edhe te shpia Neymarit, kërkojnë largimin e Lionel Messit

  • 04 May 2023 - 13:55
Tifozët e PSG-së i vazhdojnë protestat,   i shkojnë edhe te shpia Neymarit,  kërkojnë largimin e Lionel Messit

Tifozët e Paris Saint-Germainit i kanë vazhduar edhe sot protestat kundër Lionel Messit, shokëve të tij të skuadrës dhe ndaj udhëheqësisë së klubit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kampioni i botës u suspendua nga klubi për dy javë pasi shkoi në Arabinë Saudite pa marrë leje.

E këtë nuk e kanë pritur aspak mirë tifozët parisienë, të cilët edhe ashtu ishin të mllefosur në shtatë herë fituesin e Topit të Artë, mbi të gjitha pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe nga mungesa e angazhimit të tij.

Gjithashtu, ata protestuan edhe ndaj Neymarit, i cili ndërkohë e bëri “like” një postim ku thuhet se Paris Saint-Germaini është klubi i vogël.

Ata madje shkuan për të protestuar edhe para shtëpisë së yllit brazilian.

Tutje, tifozët e kontestuan edhe shumën prej afro 80 milionë eurove që dëshiron ta shpenzojë PSG-ja për ta blerë mesfushorin ofanziv të Manchester Cityt, Bernardo Silva.

Ata e kërkuan blerjen e Jude Bellinghamit të Borussia Dortmundit, por me një shifër të arsyeshme, jo stratosferike. Sidoqoftë, ylli anglez duket më afër transferimit në Real Madrid.

Tifozët e PSG-së protestuan edhe mbrëmë, me ç’rast e kërkuan largimin e kryesisë së klubit. 

(Kosova Sot Online )