Lexoni edhe:
Ministria e Bujqësisë apelon te bujqit për shfrytëzimin e afateve optimale për kultivimin e specit
Distria Krasniqi ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili ka nisur sot në Katar, transmeton "Kosova Sot Online".
Xhudistja kosovare e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e eliminoi gjermanen Mascha Ballhaus.
Kampionia olimpike kosovare shihet si njëra prej favoriteve për ta fituar medaljen e artë në Botërorin e Dohas.
Në kategorinë e “Disit” garoi edhe Erza Muminoviq, e cila u ndal qysh në luftën e parë.
(Kosova Sot Online )