Lexoni edhe:
Al-Hilal dhe Lionel Messi , arrihet marrëveshja
Nora Gjakova ka ecur tutje në Kampionatin Botëror të xhudos. Garuesja kosovare e mposhti italianen Thauany David Capanni Dias në rrethin e dytë, ndërsa atë të parë e kishte kaluar pa luftë.
Në xhiron e tretë të kategorisë deri në 57 kilogramë, kampionia olimpike do të ketë punë me gjermanen Seija Ballhaus.Nora synon të fitojë medalje në këtë Botëror, i cili po mbahet në Doha të Katarit, ,transmeton "Kosova Sot Online ".
Al-Hilal dhe Lionel Messi , arrihet marrëveshjaLexoni edhe:
Ndërkohë, Flaka Loxha i dha fund eksperiencës në këtë eveniment prestigjioz pasi u ndal nga braziliania Jessica Lima në rrethin e dytë.
Paraprakisht, Flaka në atë të parë e kishte mundur garuesen nga Mauritius, Christianne Legentil.
Sot po garon edhe vëllai i Norës, Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë.
(Kosova Sot Online )