Çka është duke ndodhur me Interin...pse nuk kishte sponsor të fanellave në gjysmëfinale ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve?

  • 11 May 2023 - 08:23
Çka është duke ndodhur me Interin...pse nuk kishte sponsor të fanellave në gjysmëfinale ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve?

Interi ishte pa sponsorin kryesor të fanellës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit, pasi ka pezulluar marrëveshjen me DigitalBits në fund të prillit. Si Interi ashtu edhe Roma kanë pezulluar së fundmi marrëveshjen e tyre me kompaninë blockchain që nuk arriti të paguante asnjë nga këstet për sezonin 2022-23, transmeton "Kosova Sot Online".

Kësti i parë prej 8 milionë euro do të paguhej në qershor 2022, i dyti në tetor dhe pagesa përfundimtare në shkurt 2023.

“DigitalBits nuk ka paguar tarifën bazë prej 24 milionë euro, përveçse nuk ka paguar bonuse deri më tani për një shumë totale prej 1.2 milionë euro”, kishin thënë brenda klubit zikaltër në fund të shkurtit.

Megjithatë, vendimi për të pezulluar marrëveshjen dhe për të hequr sponsorin nga fanellat e ekipit të parë u mor disa muaj më vonë.

Hera e parë që Nerazzurrët luajtën pa një sponsor të fanellës kryesore ishte në një ndeshje në shtëpi të Serie A kundër Lazios më 30 prill.

DigitalBits kishte lëshuar një deklaratë për shtyp një ditë më parë, më 29 prill. Sipas tyre Fondacioni Digitalbits ka ndërmarrë një proces proaktiv për ripërcaktimin e partneriteteve që do të përfshijnë markën Digitalbits në të ardhmen.

(Kosova Sot Online )